Lajme

Haradinaj kujton Adem Demaçin: Shqiptar që nuk njihte frikë e as zbrapsje, frymëzim për breza të tërë!

07/26/2024 17:11
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, Adem Demaçin, në 6-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka thënë se Adem Demaçi ishte frymëzim për breza të tërë në secilën rrethanë historike.

“Adem Demaçi ishte i pamposhtur, shqiptar që nuk njihte frikë e as zbrapsje, frymëzim për breza të tërë në secilën rrethanë historike, edhe i brezit të trimave të UÇK-së që kurorëzuan përpjekjet shekullore të shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e tyre” shkruan Haradinaj raporotn Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: