Lajme

Kasanof emisari i ri amerikan/ Matoshi: Pritet të ketë përparime në zbatim të Marrëveshjes së Brukselit

07/25/2024 12:59
nga:G B

Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë se Alexander Kasanof është diplomat karriere që i njeh mirë rrethanat ballkanike.

“Kasanof është një amerikan i natyralizuar, me origjinë ruse. Diplomat karriere që i njeh mirë rrethanat ballkanike në raport me gjeopolitikën evropiane që përplasë Rusinë me Perëndimin”, thotë ai për Gazeta Blic.

Matoshi duke folur për emërimin e tij si pasues i Escobar, si zëvendës i ri i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, thotë se nuk pritet ndonjë ndryshim i madh derisa është vit zgjedhor në BE, por thotë se do të ketë përparime sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

“Duke qenë se ky është vit zgjedhor në vendet e BE-së, në ShBA dhe Kosovë, nuk pritet ndonjë ndryshim i madh por në suaza të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit përkatësisht sekuencimit në Ohër, do të këtë përparime. Sepse tashmë Serbia ngadalë po bie në përqafim të Perëndimit, kurse për Kosovën është shndërruar në interes kombëtar themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Republikën e Kosovës, si këmbim për integritetin e tokës kushtetuese dhe integrim në organizatat ndërkombëtare, posaçërisht në NATO”, deklaron Halil Matoshi./Gazeta Blic/

Kasanof emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor/ Ish diplomatët tregojnë pritjet nga roli i tij në dialogun Kosovë-Serbi

Lushtaku: Çështja e dialogut është komplekse, besoj që Kasanof do ta japë më të mirën për rolin që ka marrë

Kasanof pason Escobarin/ Haziri: Diplomat me peshë – pres të jetë shtytës në zbatimin e marrëveshjes Kurti-Vuçiq

Zëdhënësi i DASH-it: Kasanof do të angazhohet nga afër edhe me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë