Lajme

“Urgjentisht seancë e jashtëzakonshme pasi Albulena Haxhiu tha se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës”

07/21/2024 17:18
nga:Genita C

Sipas deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës.

Kjo sipas tij është e domosdoshme pas “deklaratës se ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës”.

Postimi i tij i plotë:

Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës.

Kjo është e domosdoshme pas deklaratës se ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës.