Lajme

Pantina: Vjosa Osmani duhet të reagojë për KPM-në, nëse nuk bën diçka të tillë edhe ajo do ta kufizojë lirinë e shprehjes

07/11/2024 17:17
nga:G C

Shqipe Pantina nga LDK-ja thotë se VV’ja po mundohet të kapë çdo institucion dhe ta kufizojë edhe lirinë e shprehjes.

Pantina në një përgjigje dhënë për GazetaBlic, duke iu referuar ligjit për KPM-në që u miratua sot në Kuvend, thekson se është përpjekje e dëshpëruar.

“Është për keqardhje që LVV po mundohet, jo vetëm të kapë çdo institucion publik, por të kufiozojë edhe lirinë e shprehjes përmes ligjit që sot miratuan. Natyrisht se kjo është një përpjekje e dëshpëruar, njëjtë si ajo për cenimin e së drejtës së pronës që tentuan me ligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë apo edhe disa ligje tjera”, tha Pantina.

Tutje Pantina shton se, edhe presidentja duhet të reagojë duke mos e dekretuar këtë ligj.

Sipas Pantinës, nëse nuk bën diçka të tillë, edhe Osmani bëhet pjesë e përpjekjeve për kufizimin e lirisë së shprehjes.

“Unë dua të besoj se më në fund edhe Presidentja do të reagojë, duke mos e dekretuar këtë ligj dhe ta kthejë atë prapa në Kuvend, përndryshe me mos-veprimin e saj, edhe ajo bëhet pjesë e përpjekjeve për kufizimin e fjalës së lirë dhe si rrjedhojë e demokracisë”, tha Pantina për GazetaBlic.

Vjen reagimi ‘epik’ nga VV’ja pasi PDK e LDK do ta dërgojnë në Kushtetuese ligjin për KPM-në dhe KPK-në

Abazi kërkon reagim gjithëpopullor: Kurti ka tendencë për vendosjen e diktaturës në Kosovë