Kohët e fundit janë shtuar paralajmërimet për mundësinë e sulmeve nga ana e Serbisë.
Krerët shtetit por edhe njohës të çështjeve të sigurisë kanë theksuar se ekziston rreziku real për sulme të tilla.
Në lidhje me këto paralajmërime ka folur për “Gazeta Blic” anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Arbër Rexhaj, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Rexhaj tha se Kosova është e rrethuar me kazerma të ushtrisë serbe, perreth kufirit, ku po ushtrohen ish-gjeneralë dhe ish-policë.
Ai deklaroi se Serbia ka plan të kryejë një sulm të ngjashëm si ai i Banjskës.
“Kosova është e rrethuar me kazerma përreth kufirit, të ushtrisë së Serbisë, dhe ato nuk janë bërë kot. Në anën tjetër ne kemi patur raportime të drejtuesve të sigurisë në Kosovë, para 6 muajve, se në kazermat ose pistat ushtarake janë duke u ushtruar prej gjeneralëve, ish-policëve kriminelë të cilët paguhen prej Serbisë. Natyrisht ata nuk janë duke u ushtruar kot dhe në këtë kuptim Serbia e ka në plan të bëjë një gjë të ngjashme si herën e kaluar kur e vrau një polic”
“Policia jonë është e gatshme që t’iu dalë në ballë çdo pretendimi i cili ka karakter terrorist dhe shovinist shto këtu edhe gadishmërinë e FSK-së” tha Rexhaj në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.
Arbër Rexhaj, LVV!
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ditë më parë deklaroi se ka informacione të sakta se me qindra njerëz në Serbi po ushtrohen dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës.
Ai deklaroi se institucionet e sigurisë të Kosovës janë në vigjilencë dhe të gatshme për një sulm të tillë
“Ka informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë”, u shpreh Konjufca raporton Gazeta Blic.
Edhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Serbia nuk i ka ndalë ushtrimet provokuese as para dhe as pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator.
Maqedonci ka thënë se përderisa ekziston ideja e një ‘Serbie të madhe’ në rajon, kjo paraqet rrezik dhe jo vetëm për Kosovën.
“Përderisa, vazhdon të ekzistojë, të ushqehet dhe të fuqizohet teoria hegjemoniste e të pasurit një “Serbi të madhe” në rajon, kjo është kërcënim jo vetëm për Kosovën por për gjitha vendet. Pavarësisht kësaj jemi të gatshëm të përballemi me çdo sfidë dhe çdo kërcënim jo vetëm nga Serbia, por nga kushdo qoftë që guxon të prekë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, ka thënë Maqedonci mbrëmë raporton “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/
Konjufca: Qindra njerëz në Serbi po ushtrojnë dhe po përgatiten për një sulm në Kosovë
Paralajmëron eksperti i sigurisë: Mbi 700 serbë po stërviten ushtarakisht në kufi me Kosovën