Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se heqja e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, do ta kishte bërë të “barabartë tryezën e dialogut” në Bruksel.
Lidhur me këtë në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës ,Fatmir Humolli,
Ai tha se nuk mund të ketë barazim të dialogut kur ndërmjetësit janë nga shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën si shtet.
“Nuk munden me qenë të barabartë në bisedime kur ndërmjetësit janë nga BE-ja që Kosovën nuk e njohin si shtet të pavarur. Nuk munden me qenë të barabartë kur me Serbinë bisedohet për Kosovën. Kjo logjik, në shumë pengesa që i ka nxjerr BE-ja, nesër e qet një pengesë tjetër e politika jonë harron problemin kryesor e merret me një pengesë që e qesin për të na qorientuar nga kryesorja”, tha ai.
Humolli thotë se janë harruar krimet serbe, dhe sipas tij pragmatizmi është nëna e gabimeve në politikë
“Hiqni masat ekonomike që ka marë BE-ja, tjetra Radojqiqi kurse jan harruar krimet serbe shume dimenzionale në të kaluarën dhe aktualen që nuk i njef krimet që ka bërë. Pragmatizmi është nëna e gabimeve në politikë”, përfundoi deputeti i pavarur Fatmir Humolli për “Gazeta Blic”.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen sot në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Takimi i tyre vjen një javë pas takimeve të ndara të Bruksel të liderëve të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Takimi trepalësh i paraparë të mbahet mes tyre dështoi për shkak të kërkesacve që paraqiti kryeministri Kurti.
/GazetaBlic/


