Lajme

Temperaturat e larta, MSh me rekomandime për qytetarët

06/20/2024 16:28
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek të gjithë qytetarët që këto ditë të kenë kujdes të shtuar nga temperaturat e larta.

Nga MSH-ja kanë bërë thirrje t’iu përmbahen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjatë ditës, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vend është paraparë që të mbajnë temperatura deri në 37 gradë Celsius.