Ditëve të fundit në vend po mbretërojnë temperatura tejet të larta. Vazhdimisht po bëhet thirrje që të bëhet kujdes e të shmanget ekspozimi në diell, sidomos për personat me probleme shëndetësore.
Për kujdesin nga temperaturat e larta kanë folur dhe kardiologë.
Kardiologu Fisnik Basholli, në një prononcim për Gazeta Blic, ka treguar ndikimin e temperaturave të larta te sëmundjet e zemrës dhe kujdesin ndaj ushqimit të konsumuar gjatë kohës së verës.
“Ndikimi i ndryshimeve klimatike normalisht që ka ndikuar shumë në shëndetin kardiovaskular, po ashtu ndikimi i temperaturave të larta normalisht që zë vend shumë të madh në përketësimin e personave që kanë probleme kardiologjike. Pacientët të cilët janë të identifikuar ose të diagnostifikuar nga sëmundjet koronare duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj ndikimit të temperaturave të larta, për shkak të problemeve që mund të sjellin për shëndetin e tyre”, potencoi Basholli.
“Po ashtu edhe pacientët të cilët vuajnë nga problemet të pamjaftueshmërisë së zemrës edhe ata kanë risk të madh në ekspozimin ndaj temperaturave të larta, është sugjerim i shumë burimeve shkencore që pacientët të cilët i kanë këto probleme t’iu shmangen temperaturave, sidomos pacientët të cilët kanë probleme me ngushtimin e enëve të gjakut dhe ata të cilët kanë pamjaftueshmëri të zemrës”, vazhdoi ai.
Cilat sëmundje të zemrës janë më të paraqitura tek pacientët për shkak të temperaturave të larta?
“Sëmundjet e zemrës të cilat më së shumti preken nga temperaturat e larta janë sëmundjet të cilat pacientët potencialisht mund të kenë probleme me arterie të zemrës, ngushtim, ekspozim i shtuar ndaj temperaturave të larta, sëmundjet koronare, sëmundjet e arterieve koronare, janë dy sëmundjet më të atakuara të zemrës të cilat kanë gjasë të përketësimit për shkak të temperaturave të larta, d.m.th është sëmundja e arterieve koronare dhe sëmundja me pamjaftueshmëri të zemrës”, theksoi kardiologu Basholli për Gazeta Blic.
Ai tregon moshat me sëmundje të zemrës të cilat janë më të prekura nga temperaturat e larta.
“Moshat më të prekura janë moshat më të shtyra dhe personat të cilat kanë probleme të diagnostifikuara me arterie të zemrës apo pamjaftueshmëri të zemrës. Ndërsa, tek shtetet të cilat kanë popullatë më të vjetër, ndikimi i temperaturave më të larta ka rrisk më të madh për arsye se ka konfigjencë shumë më të madhe për përkeqësime shëndetësore të një banori”, vazhdoi ai.
Kardiologu Basholli rekomandon personat të cilët janë të rrezikuar me sëmundjet e zemrës të konsumojnë shumë ujë për hidratim në temperaturat e larta.
“Rekomandohet shumë rihidrimi dhe konsumimi i ujit, i lëngjëve më së tepërmi për arsye të rihidrimit për shkak të temperaturave e përkeqëson gjendjen metabolike në përgjegjësi, shkakton uljen e vëllimit totalë të lëngjëve dhe si i tillë ndikon në përkeqësimin e shëndetit kardiak. Kështu që rekomandimi kryesor është të rihidrohet sa më shumë, të pihet sa më shumë ujë dhe lëngje e sidomos ujë të naturalizuar dhe konsumimi i produkteve antioksiduese, në këtë rast si pemët meditarine dhe i pemëve në përgjithësi dhe perimeve. Shmangia e yndyrave dhe shmangia e kripës sidomos në këto kohë të nxehta, ushqimeve me skarë të cilët përmabjanë toksima të larta të yndyrërave”, deklaroi kardiologu Fisnik Basholli.
Ndërsa, kardiokirugu Arben Kojqiqi thotë për Gazeta Blic sipas tij pacientët me sëmundje koronare të zemrës mund të sjell infrakt deri në vdekje.
“Si temperaturat e ulëta, po ashtu edhe ato të larta, mund të destabilizojnë temperaturën e trupit të njeriut. Në rastin e temperaturave të larta, si përgjigje sistemi simpatik nervor rritë qarkullimin e gjakut në lekurë dhe periferi”, potencoi ai.
Kardiokirugu thekson se pacientët me probleme kardiake të zemrës duhet të qëndrojnë në vende nën hije, me qëllim të ruatjes së shëndetit.
“Kjo ka si pasojë që puna e zemrës të rritet më shumë dhe më shpejt, duke rritur deri në 4 qarkullimin tital të gjakut. Si pasojë nevoja e zemrës për oksigjen dhe furnizim me gjak rritet. Te pacientët me sëmundjet koronare, kjo është e pamundur të realizohet dhe për pasojë shfaqen dhembjet, plogështi, ulje tensioni, infarkt i zemrës, deri në vdekje”, theksoi ai.
“Në këto kushte, pacientët me probleme kardiake duhet të evitojnë ekspozimin në temperatura të larta, qëndrim në hije dhe konsum lëngjesh sa më shumë, në mënyrë që të evitohet dehidratimi dhe shfaqja e simptomeve të lartëpërmenduara”, përfundoi kardiokirugu Arben Kojqiqi./Gazeta Blic/
/GazetaBlic/


