Shqipëria ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtajnit.
Kuqezinjtë mposhtën Lihtenshtajnin me rezultat solid prej 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave e hapi Broja në minutën e 32’të të takimit gol i cili i dha epilogun pjesës së parë.
Jasir Asani realizoi një ‘perlë’ me një goditje të bukur nga gjuajtja e lirë me të nisur pjesa e dytë në minutën e 47’të të takimit.
Golin vendimtar e shënoi, Ernest Muçi pas një aksioni të bukur të Shqipërisë.
Pas ndeshjes për “SuperSport” foli, Ernest Muçi.
“Ndihem shumë mirë, edhe te Besiktas edhe këtu. Jam i lumtur që shënova e të luaj. Ishte një test i mirë për ne dhe shpresojmë të bëjmë sa më mirë. Të përgatitemi për ndeshjet e Europianit.
Pozicioni? Unë luaj majtas ose mbrapa sulmuesit.
Çdo lojtar ka egon e tij të jetë titullar. është Kombëtare, të gjithë duhet të sakrifikojnë. Nëse trajneri thotë në stol apo tribunë, duhet ta bësh. Rëndësi ka të marrim rezultate siç i kemi marë. Por, normal që egoja e një lojtari do që të luaj nga fillimi”, tha Muçi.