Komuna e Prishtinёs po mban seancё tё jashtёzakonshme pёr planin rregullues tё lagjes “Kalabria” 2024-2032.
Në këtë seancë gjysma e asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishin të pranishëm.
Derisa, bëhet e ditur se nga opozita, më saktë nga Partia Demokratike e Kosovës kanë qenë të prerë që janë kategorikisht kundër që pronat publike ta kenë koeficentin 7.0 ashtu siç e ka prezentuar Rama
“Gjysma e grupit të asamblistëve të LDK-së nuk qenë të pranishëm në sallë, dhe nuk dihet nëse do të vijnë deri në fund. Kanë nisur dikustimet e para, me vonesë. Nga opozita, më saktë nga PDK, kanë qënë të prerë, janë kategorikisht kundër që pronat publike ta kenë koeficentin 7.0 ashtu siç e ka prezentuar Rama, këtë plan që është publik. Dhe të ndjeket parimi i barazisë ashtu siç është premtuar, që në lagjen Emshir të mos ketë dallime te koefiecentëve. Siç thonë nga PDK, kjo e dëmton lagjen dhe bën që qytetarët ta lëshojnë atë”, njoftoi Uka, përcjell Klankosova.tv
Ngjashëm ka deklaruar edhe VV, që kanë bërë thirrje që pronave publike t’u jepet koeficenti 2.4.


