Lajme

Armët gjermane mund të përdoren përtej kufirit me Rusinë

05/31/2024 11:46
nga:Sh R

Qeveria gjermane ka njoftuar se do t’i japë Ukrainës lejen për të përdorur armët e furnizuara nga Gjermania kundër objektivave ushtarake në Rusi.

Ky njoftim u dha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit, këtë mëngjes në Berlin, raporton The Guardian.

Kjo erdhi pas ditësh debati në Berlin nëse ajo ishte e gatshme të rrezikonte të etiketohej si palë në luftë nëse e bënte këtë.

Ky vendim vjen pas disa javëve në të cilat Ukraina është sulmuar “veçanërisht në zonën e Kharkiv nga pozicione nga zona kufitare ruse menjëherë ngjitur”, u tha Hebestreit gazetarëve.

Pozicioni është i diskutueshëm, me kundërshtarë të hapur në Gjermani, të cilët i frikësohen një përshkallëzimi të konfliktit ose përfshirjes së drejtpërdrejtë të Gjermanisë në të.