Perëndimi ka kritikuar Kosovën për aksionin e të hënës nga Policia e Kosovës dhe ATK në veri, ku u mbyllën 6 njësi apo zyre të së ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve, pronare e së cilës është Serbia, e për të cilën institucionet thonë se ka funksionuar ilegalisht.
SHBA-të reaguan duke thënë se s’ka pasur koordinim për këtë aksion në veri.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier shprehu zhgënjimin e tij për këtë aksion, i cili tha se i përshkallëzon tensionet.
Kundër këtij aksioni ishte edhe Bashkimi Evropian, ku atë e quajti përshkallëzues dhe që e rrezikon dialogun.
Lidhur me këto reagime, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se nuk është hera e parë as e fundit që Qeveria nuk koordinohet me ndërkombëtarët për veprimet e saj.
“Nuk është veprimi i parë e as i fundit, që kjo qeveri nuk ka koordinim për asnjë veprim me ndërkombëtarët. Sigurisht që ne jemi për shtrirje të legjitimitet në pjesën veriore edhe ai duhet të bëhet. Por, këta po i bëjnë veprime e policisë, si veprime politike kjo është e dëmshme, policia dhe vete shtetin. Nuk duhet të ndërhynë në punët e policisë. Ministri i brendshëm është bërë hetues, polic, gjithçka, e më së paku ministër”, shprehet ajo.
Krasniqi vlerëson se Qeveria duhet të ketë koordinim të plotë me aleatët, sidomos SHBA-të, pasi ato që nuk koordinohen sjellim dëme të mëdha.
“Qeveria duhet të ketë koordinim të plotë me aleatët, veçanërisht me SHBA-në. Secili veprim i pa koordinuar i ka sjellë dëme të mëdha dhe përsëri po të njëjtin janë kthyer ne pikën zero, por sigurisht me pasoja për Kosovën. Pikërisht për moskoordinim kemi masa nga BE-ja dhe nuk do largohen për kohë të gjatë”, thekson ajo për Gazeta Blic.
Deputetja mendon se veprimet e tilla në veri nga Qeveria po bëhen për qëllime elektorale.
“Krejt këta veprime në veri po i bëjnë për qëllim elektorale, jemi afër zgjedhjeve dhe se nuk dinë çfarë të bëjnë, e kanë kolapsuar këtë vend edhe marrin veprime në veri, me qëllim të largohet fokusi nga dështimet. Punë që policia e Kosovë si ka të përditshme këta tatojnë t’i “shesin” e po bëjnë diçka, si në veri si ne jug, Policia po e kryen punën e saj”, deklaron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi./Gazeta Blic/
Ambasada e Britanisë shprehet e shqetësuar për aksionin në veri, kërkon koordinim
KFOR: Nuk u përfshimë në aksionin e djeshëm në veri, u njoftuam pak para nisjes
DASh-i: Jemi të zhgënjyer nga aksioni në veri, u bë pa koordinim dhe i përshkallëzon tensionet


