Deputeti i VV’së, Gramos Agusholli thotë se më 16 maj dhe më 17 maj pret më shumë drejtësi nga Bashkimi Evropian, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Agusholli në një prononcim për GazetaBlic, e quan si të padrejtë kërkesën e BE-së për plotësimin e të gjithave pikave, teksa Serbisë i kërkohen vetëm në formë selektive.
“Fillimisht pres më shumë drejtësi e barazi nga Bashkimi Evropian i cili e udhëheq këtë proces. Ky proces ka kushte dhe pika të cilat duhet të zbatohen nga shteti i Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
“Nuk mundet Bashkimi Evropian të na i kërkojë neve si shtet plotësimin e të gjitha pikave, ndërsa Serbisë t’i kërkohet në formë selektive kjo gjë”, shton tutje ai.
Agusholli thotë se edhe nëse anëtarësimi i Kosovës në KiE shtyhet si proces, nuk është faji ynë, pasi, sipas tij, Kosova ka bërë çdo gjë të mundur sa i përket anëtarësimit.
“Çdo marrëveshje ka dy palë, dhe të dy palët duhet të zbatojnë obligimet e tyre. Në njërën anë, Kosova po kushtëzohet për anëtarësim në KiE, ndërsa Serbia publikisht po i kundërshton marrëveshjet”, tha ai.
“Ne si shtet kemi kaluar dy fazat për anëtarësim në KiE, tani po na thuhet se duhet të implementohet Asociaconi. Në rregull. Por, a do e bëjë Serbia pjesën e saj paralelisht? A do të na njohë defacto?”.
“Për mendim tim, Kosova ka bërë çka është e mundur sa i përket këtij procesi, nëse shtyhet si proces nuk është për fajin tonë”, përfundon Agusholli për GazetaBlic.
“S’ka zgjedhje të parakohshme” – Shala i PSD-së: PDK-ja e nënshtruar totalisht ndaj Kurtit
Kurti i interesuar për caktimin e stinës së zgjedhjeve, AAK-ja vazhdon të kërkojë dorëheqjen e tij
Humolli: Nëse Kosova i dorëzohet miqëve të Serbisë, atëherë shpërbëhet Kuvendi
Shpërndarja e mundshme e Kuvendit, flet Duda Balje: Ky është qëndrimi i saj