Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli shprehet kundër shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.
Humolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se: “Nëse Kosova dorëzohet miqve të Serbisë, atëherë shpërbëhet Kuvendi”.
Madje, sipas Humollit nëse ndodhë shpërbërja e Kuvendit, presionet do të jenë akoma më të mëdha për Kosovën.
“Në këto rrethana nuk është e drejtë me u shpërnda, sepse presionet do të jenë shumë më të mëdha për Kosovën në të ardhmen”, tha Humolli për GazetaBlic.
Kujtojmë se, mundësia për zgjedhje të parakohshme u aktualizua më 13 maj kur vetë Kurti tha se është i gatshëm të diskutojë me partitë opozitare për një datë të mundshme.
Me kritika për keqqeverisje, partitë opozitare ka kohë që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Mandati i Qeverisë aktuale përfundon në fillim të vitit 2025, por në diskutim është shpërndarja e Kuvendit si “opsion më real” për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Shpërndarja e mundshme e Kuvendit, flet Duda Balje: Ky është qëndrimi i saj