Një gjest skandaloz ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.
Drejtori sportiv i FC Dritës, Valon Zymberi bashkë me disa persona tjerë kanë sulmuar fizikisht kryetarin e tifozëve, Intelektualët, Taulant Byqmetin, përcjell GazetaBlic Sport.
Zymberi bashkë me disa persona sulmojnë ashpër fizikisht kryetarin e tifozëve në lokalin e tij në qytetin e Gjilanit, teksa futen aty si huliganë.
Valon Zymberi e Intelektualët nuk kanë marrëdhënie të mira së fundmi, teksa ky gjest eksalon situatën mes tyre. Një gjest i tmerrshëm ky nga drejtori sportiv i një skuadre kaq të madhe në Kosovë.
Ja pamjet nga RTV Dukagjini: