Është zhvilluar raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Nga radhët e shqiptarëve garuan Bujar Osmani, i koalicionit “Fronti Evropian” dhe Arben Taravari i koalicionit “VLEN”.
Në ndërkohë numrimi i votave po vazhdon.
Aktualisht Osmani i ka fituar 13.68 përqind e votave kurse Taravari 9.62.
Deputetja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli, që i takon koalicionit “Fronti Evropian” ka ironizuar me kundërshtarët duke thënë “A vlen a s’vlen?
“A vlejnë apo nuk vlejnë? të ju japim një mundësi. Dhe në fund, përfundimi i statusit në Facebook është “Fitorja historike është e jona, jo e atyre”, tha ajo në Edicionin Special në Klan Kosova.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj.
Po këtë ditë, do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.