Sporti

Postimi kreativ i 2 Korrikut, klubi kosovar kërkon miqësore me Leverkusenin: Duam t’iu mposhtim!

04/22/2024 10:34
nga:Lorik J

Skuadra e Bayern Leverkusenit ka mahnitur botën e futbollit sivjet, pasi ka 45 ndeshje pa asnjë humbje dhe ka thyer tashmë gjitha rekordet.

Dje, Leverkuseni ishte afër humbjes, por barazuan rezultatin në sekondat e fundit ndaj Dortmundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ekipi i Leverkusenit e postoi një fotografi të Xabi Alonson me mbishkrimin ironik: “Admin që vrapon për të ndryshuar dizajnin “humbja jonë e parë” për herë të 1000…”

E këtij postimi iu përgjigj edhe klubi simpatik kosovar, 2 Korriku që kërkoi miqësore me gjigantët gjermanë – duke iu thënë se do t’i mposhtin.

“Hej Bayer 04 Leverkusen, e doni atë dizajn të postuar? Një miqësore me ne. Do të donim t’ju mundnim”, shkruhet në postimin ironik të 2 Korrikut.

Kjo nuk është hera e parë që 2 Korriku bën postime ironike dhe kreative, gjë e cila prakitikohet shumë në futbollin evropian dhe tashmë këtë më në fund po e bën edhe një ekip kosovar.

/GazetaBlic Sport