Policia e Vlorës është vënë në lëvizje pas denoncimeve për tre persona të humbur ditën e hënë.
Kanë qenë familjarët që kanë bërë kallëzim pasi kanë humbur kontaktin me ta.
Ndër tre të zhdukurit, dy janë vëllezër, por nuk dihet ende identiteti dhe as mosha e tyre, raporton TCH.
Për gjetjen e këtyre personave të larguar në mënyrë të dyshimtë është angazhuar edhe Forca Kombëtare e Sigurisë krahas Komisariatit të Policisë së Vlorës.