Lajme

Arrestohet një person në Prizren, shkak sulmi fizik ndaj një zyrtari policor

03/22/2024 09:54
nga:Sh R

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare.

Më datë 21.03.2024, rreth orës 22:00, në qytetin e Prizrenit është arrestuar një person për arsye se kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili ishte duke e kryer detyrën zyrtare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare gjatë një mosmarrëveshje midis disa personave”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas raportit, zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.