Lajme

Shoqata “Bereqeti” del me sqarim për mbeturinat në shesh: Thasët e pastrimit janë shqyer nga qentë endacakë

03/17/2024 16:57
nga:G C

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka reaguar për disa mbeturina që kanë mbetur në sheshin “Adem Jashari” pas iftarit që dje kishin shtruar në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se nga organizatorët janë mbledhur të gjitha mbetjet e iftarit të djeshëm. Sipas tyre, qentë endacakë i kanë shpërndarë mbeturinat që nëpër shesh.

“Për gjendjen e krijuar që shihet në fotografitë e publikuara, shprehim keqardhjen tonë dhe njëkohësisht kërkojmë ndjesë për ndjesinë e krijuar, qoftë te zyrtarët e Komunës, të cilët i falënderojmë për mbështetjen, e po ashtu edhe te qytetarët e Prishtinës dhe te besimtarët tanë”.

“Me këtë rast, duam të sqarojmë se ne, si organizator, menjëherë pas përfundimit të iftarit, aktivistët tanë kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta pastruar sheshin, dhe të gjitha mbetjet nga iftari, janë futur në thasët për pastrim, si dhe janë hedhur te kontejnerët më të afërt. Por, gjatë natës, thasët e pastrimit, janë shqyer nga qentë endacakë dhe është krijuar ajo pamje, që është aspak e mirë për të gjithë ne”, thuhet në njoftim.