Lajme

Selmanaj: Kalimi i departamenve të themelores në Gjykatë Administrative – koha do ta tregojë ndikimin

03/12/2024 14:26
nga:N K

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka folur për themelimin e Gjykatës Administrative derisa për këtë çështje ishte e thirrur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Ai ka thënë se për çështjet administrative janë marrë departamente të veçanta brenda gjykatave themelore të vendit.

“Departamenti që ka qenë po e largojmë po e bëjmë në Gjykatë Administrative koha do ta tregojë a do të jetë më keq apo më mirë, këtë koha do ta tregojë”.

“Departamentet nuk kanë qenë funksionale sipas botëkuptimeve të qeverisë po si të jetë fundi do të mbetet të shihet”, ka thënë Selmanaj.