Ka kohë që opozita kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje, për shkak të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Por, ata nuk i kanë votat për ta rrëzuar qeverinë.
Sot, nga Partia Demokratike e Kosovës thanë se janë të gatshëm për zgjedhje dhe se duhet organizuar protesta gjithëpopullore, që Qeveria ta dërgojë vendin në zgjedhje.
Mirëpo, lidhur me këto, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se janë deklarata blof, pasi opozita s’do as nuk është e gatshme për zgjedhje, derisa e dinë se ku janë në bazë të sondazheve.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se deputetë të opozitë u kanë thënë përsonalisht që shpresojnë të mos shkojë vendi në zgjedhje, pasi e dinë se janë keq.
“Këta çdo tre muaj, çdo një muaj, çdo pranverë, çdo verë, çdo vjeshtë, kanë deklaruar se vendi do të shkojë në zgjedhje dhe kurrë s’kanë qenë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje. Këta edhe personalisht na kanë thënë edhe si deputetë që shpresojmë se nuk do të shkojë në zgjedhje vendi, sepse gjendemi aq keq. Krejt këtë shprehje që dalin në publik e kanë blof, sepse po të jenë aq të interesuar, do të dilnin publikisht dhe të thoshin se i kanë votat, por këta nuk janë të gatshëm sepse edhe sondazhi i fundit i UBO-s ka treguar se ne jemi 49 për qind pa mërgatën”, shprehet deputeti i VV-së.
Bajqinovci thekson se zgjedhjet e rregullta po afrohen pasi përfundon mandati i qeverisë.
“Kështu që këta po flasin për zgjedhje por zgjedhjet janë këtë vit, kështu që deri në dhjetor, janar, zgjedhjet janë të rregullta dhe s’kemi çfarë të diskutojmë, edhe këta po e dinë që janë këtë vit dhe po dalin po thonë “ne jemi të gatshëm”, por këta nuk kanë ku shkojnë sepse jemi në përfundim të mandatit. Zgjedhje të parakohshme nuk mund të them a do të ketë apo jo, por vendi shkon në zgjedhje edhe 10 muaj”, vlerëson ai për Gazeta Blic.
Ai potencon se nga të gjitha partitë u kanë thënë se nuk duan zgjedhje, por as nuk duhet marrë seriozisht për deklaratat që i bëjnë, sepse kështu kanë vepruar që 4 vite.
“Prej të gjitha partive politike. Opozita krejt blof e ka sepse e dinë mirë se si qëndrojnë në opinion publik, çdo muaj bëhen matje dhe ata e dinë saktësisht se si janë duke qëndruar. Kështu që këto janë krejt blofe. Po bëhen 4 vite që ata thonë çdo një muaj, dy e tre muaj se duan zgjedhje, andaj nuk mendoj se duhet marrë seriozisht sepse këta nuk e dinë, nuk janë të gatshëm por zgjedhjet po vijnë”, deklaron deputeti Mefail Bajqinovci./Gazeta Blic/
Haliti: Veç protestat popullore do ta detyronin Qeverinë që të thërras zgjedhje të reja


