Lajme

“Rrëzimi i Qeverisë anti-shtet” – Deputeti i VV’së ironizon me koalicionin AAK-NISMA: Afër pragut jeni!

03/10/2024 11:58
nga:G C

Deputeti i VV’së, Gramos Agusholli thotë se opozita nuk është e interesuar që ta rrëzojë Qeverinë.

Agusholli në një prononcim për GazetaBlic thekson se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme.

“Nëse është fjala për rrëzimin e Qeverisë aktuale dhe përfundimit të parakohshëm të mandatatit qeverisës, unë mendoj që opozita as nuk i ka numrat e as nuk është e interesuar. Kanë mbetur edhe disa muaj nga përfundimi i mandatit të plotë dhe nuk besoj që do të kemi zgjedhje deri atëherë”, tha Agusholli.

Duke iu referuar një deklarate të dhënë dje nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, Agusholli thotë se sondazhet e fundit koalicionin AAK-NISMA e paraqesin vetëm afër pragut zgjedhor.

“Ndërsa nëse është fjala për koalicionet parazgjedhore, sondazhet e fundit këtë koalicion e paraqesin afër pragut zgjedhor, kështu që rezultatet me dëshirën për me i fitu zgjedhjet lënë shumë për të dëshiruar”

“Dhe sa i përket ” shpresa e vetme “, njëriu është i prirur të mbajë shpresë për një gjë që nuk e ka zhgënjyer dhe nuk e ka provuar”, tha Agusholli për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata në vend kërkon mobilizim e bashkim për ta kthyer Kosovën drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit.

Ai ka thënë se bashkimi opozitar po shihet “si shpresë e vetme për t’i dhënë fund qeverisë anti-shtet”.

“Situata e krijuar në vend, kërkon mobilizim e bashkim të gjithmbarshëm për ta kthyer Kosovën drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit, në bashkëpunim me miqtë tanë që na ishin pranë në momentet më të vështira”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, ku ka njoftuar për tubim në Vushtrri të shtunën.

Tutje, ai ka deklaruar se me qytetarët ka diskutuar për problemet dhe nevojat e tyre dhe për zhvillimet në vend.

“Sonte kisha nderin të bashkëbisedoj me shumë miq, kolegë e bashkëluftëtarë në Stanoc të Vushtrrisë, në mikpritjen e aktivistit të hershëm të Aleancës, Rrahim Ajeti. Bashkë me kryetarin e degës së AAK-së në Vushtrri, Mensut Ademi, kryetarin e Listës Konservatore Avdullah Klinaku, Prof. Shemsi Rrahimi, diskutuam për problemet dhe nevojat e qytetarëve të kësaj ane, si dhe për zhvillimet politike në vend dhe nevojën e bashkimit e mobilizimit sa më masiv për të ndaluar qeverisjen anti-shtet”.

Humolli: Opozita s’i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë, Albin Kurtin po e godasin aty ku ka sukses