FC Luzern ka kohë që ndjek Milot Avdylin dhe tashmë duket se ka intensifikuar interesimin e tyre deri në atë masë sa ekipi zviceran e konsideron lojtarin kosovar si prioritet.
Vetë drejtori sportiv Remo Meyer ishte prezent në takimin FC Aarau – Xamax, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas informacioneve të 4-4-2.ch, drejtori sportiv i FC Luzern ka qenë në Aarau për të përcjellur Milot Avdylin nga afër.
21-vjeçari mësohet se ka qenë nën vëzhgim nga Luzern për një kohë të gjatë. Interesimi i Luzernit për Avdylin tashmë duket se është mjaft konkret.
Kujtojmë se Avdyli është një nga lojtarët kryesor të Aarau tash e disa vite, teksa kalimi i tij në Superligën e Zvicrës do ishte tejet i merituar në aspektin individual.
/GazetaBlic Sport