Lajme

Kurti me plis në kokë, ZKM ndan foto nga takimi i kryeministrit me mërgimtarët në Irlandë

03/01/2024 10:10
nga:N K

Kryeministri Albin Kurti është takuar me mërgatën në Irlandë, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon atje.

Foto nga ky takim ka ndarë Zyra e Kryeministrit, ku shihet Kurti me plis në kokë.

Kurti ka thënë se diaspora janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës.

“Diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën, dhe si Qeveri e kemi obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim. Mes shumë iniciativash, kryeministri përmendi edhe Fondin Sovran”, ka thënë Kurti./Express/