Sipas hulumtimit të fundit të Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje do të dilte sërish parti e parë me 40.9 për qind të votave.
Sipas këtij sondazhi në vend të dytë do të rënditej Lidhja Demokratike e Kosovës me me 21.5 për qind të votave ndërsa në vend të tretë Partia Demokratike e Kosovës me 20.4%.
AAK-Nisma do të merrnin nëntë% të votave, Alternative 0.10 për qind, Lista Guxo 0.40 për qind e PSD me 0.10 për qind.
Në lidhje me këtë sondazh, është deklaruar për “Gazeta Blic”, deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli.
Humolli tha se në zgjedhjet e fundit, opozita, ishte kundër VV-së sepse sipas tyre të njëjtit ishin kundër ndërkombëtarëve dhe i fituan mbi 50%.
Ai tha se opozita nuk po e kupton se nuk është më viti 1999 dhe se populli ka “fillu me mendu se këta ndërkombëtarë janë duke e mbajt peng popullin tonë”.
Humolli deklaroi se qasja e qeverisë është më përparimtare se qasja e opozitës.
“Në zgjedhjet e fundit opozita aktuale ka qenë kundër VV-së me moton se LVV- ja është kunder ndërkombëtarëve dhe VV- ja ka fitu me mbi 50%.Tani opozita ende nuk po e kupton se nuk është viti 1999 tani është viti 2024. Populli ka fillu me mendu se këta ndërkombëtarë janë duke e mbajt peng popullin tonë, rininë tonë që kan lind pas 99 -ës. Ndërkombëtarët janë duke i berë presion Kosovës për hatër te Serbisë dhe qasja e qeverisë është më përparimtare se qasja e opozitës” deklaroi Humolli për “Gazeta Blic”.
Ai potencoi se nëse nuk ndërron qasje opozita, LVV-ja pavarësisht dështimeve brenda Kosovës, do të mbajë avantazhin.
“Nëse nuk ndërron qasje opozita dhe nuk e mbron interesin e Kosovës me dinjitet atëherë, LVV-ja, pavarësisht dështimeve në shumë drejtime brenda Kosovës, ajo do të mbajë avantazhin politik” deklaroi Humolli në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Fatmir Humolli!
/Gazeta Blic/
PIPOS: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, kjo parti do të fitonte
Sondazhi i fundit, Sadiku: Nuk paraqet ndonjë risi për LVV-në, diferenca LDK-PDK, më e madhe!


