Sporti

Zyrtare: Lirim Kastrati rikthehet në ligën kroate, transferohet në formë huazimi te Lokomotiva

02/15/2024 12:32
nga:E K

Lirim Kastrati (25) është kthyer te Lokomotiva.

“Pas 3 vitesh e 6 muajsh Lirim Kastrati kthehet në NK Lokomotiva! Lirimi vjen tek ne në formë huazimi nga FC hungareze Fehervar deri në fund të sezonit aktual. Mirë se erdhe Lirim!”, ka shkruar Lokomotiva në rrjetet sociale. Anësori kosovar thuhet se kishte një ofertë edhe nga Újpest, por e refuzoi.

Kastrati këtë sezon ka bërë 19 paraqitje, katër gola dhe dy asistime për klubin hungarez të ligës së parë, por më së shumti ka dalë nga stoli dhe ka grumbulluar vetëm 693 minuta në fushë. Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2025,transmeton GazetaBlic Sport.

Transfermarkt vlerëson kartonin e tij në 500 mijë euro. Kastrati e filloi karrierën te Shkëndija, prej nga mbërriti te Lokomotiva në vitin 2017. Sipas të dhënave të Transfermarkt, për të ka luajtur 89 ndeshje, ka shënuar 21 dhe ka asistuar 11 gola.

Dinamo e pagoi atë dy milionë euro në shkurt të 2020 dhe ai bëri 51 paraqitje me fanellën blu me katër gola dhe nëntë asistime. Gjatë asaj kohe, ai fitoi dy kampionate kroate dhe një Kupë. Dinamo e shiti te Legia e Varshavës për 1.3 milionë euro vetëm një vit pas ardhjes së tij.

Ai ishte gjithashtu në Poloni për një vit, luajti 24 ndeshje, shënoi dy dhe asistoi një gol, më pas nënshkroi për Fehervarin si lojtar i lirë në verën e vitit 2022. Në atë kohë shkruhej gjithashtu se Rijeka mund ta sillte atë, por marrëveshja nuk u realizua.

Kastrati, anësori i njohur për shpejtësinë e tij, ka 17 paraqitje dhe një gol për Kombëtaren e Kosovës.