Lajme

Plani për dinarin/ Fetoshi: Tërheqje e butë, por me pasoja politike – Serbia përdori pretekst që ta paraqiste Kosovën të ‘dhunshme’

02/13/2024 14:52
nga:G B

Profesori Arben Fetoshi, po e vlerëson tërheqje të butë por që lë pas pasoja, vendimin për dinarin për BQK-në.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se është një hap që duhet shfrytëzuar me partnerët ndërkombëtarë për ta neutralizuar retorikën e Vuçiçit.

“Tërheqje e butë, por që lë prapa pasoja politike. Një hap që duhet të shfrytëzohet me partnerët ndërkombëtarë për ta neutralizuar retorikën e Vuqiçit sa i përket “diskriminimit të serbëve” në Kosovë”, vlerëson ai.

Profesori thekson se Serbia e përdori si pretekst që ta paraqiste Kosovën si shtet të dhunshëm, mungesën e koordinimit të Kosovës me ndërkombëtarët.

“Mungesa e koordinimit dhe fleksibilitetit në këtë çështje, pra jo vendimi si i tillë, ishte edhe një pretekst që e përdori Serbia në funksion të strategjisë për të krijuar imazhin e Kosovës si një shtet “i dhunshëm” ndaj serbëve, me qëllim që faktorët ndërkombëtarë të binden për “nevojën” e një autonomie sa më të fortë politike dhe territoriale për mbrojtjen e tyre. Në këtë funksion ishte edhe mbledhja e KS të OKB-së, ku për herë të parë Kosova mori kritika të ashpra nga partnerët e saj më të rëndësishëm”, deklaron njohësi i çështjeve politike Arben Fetoshi./Gazeta Blic/

Plani 10 pikësh për dinarin/ Sherifi: Veprimi i fundit i Qeverisë tregoi se nevojitet edhe mbështetja e aleatëve

Kastrati: Me Kurtin po zhbëhet shtetësia e Kosovës, është koha të tregojë zorin që e shtyu të pranojë autonomi