Sporti

Batatina i lumtur pas fitores ndaj Dritës: E shoh futbollin pak më ndryshe se trajnerët e tjerë

02/10/2024 15:06
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Llapit ka siguruar një fitore me shumë vlerë ndaj Dritës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0 me 1, me Arbnor Ramadanin që shënoi golin e vetëm.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina u deklarua shumë i lumtur pas fitores së siguruar në këtë takim.

“Mendoj se në derbi vendosin detajet. Jam i lumtur që e nisëm me fitore, sidomos ndaj një kundërshtari si Drita. Më meritorët për këtë rezultat janë futbollistët. Unë e shoh futbollin pak më ndryshe se trajnerët e tjerë, i pranoj të gjitha rezultatet e ndeshjes dhe marr përgjegjësi. Nuk kam pasur asnjëherë një skuadër më të kompletuar“, tha Batatina pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/