Lajme

Kurti për raportimet për tentim-atentat: Ka shumë kërcënime nga individë e struktura që rrënjët i kanë në Beograd

02/10/2024 13:27
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Shkip ka thënë se ka parë forca të shumta policore gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve, pas raportimeve se ka pasur një tentim-atentat ndaj tij.

“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, deklaroi Kurti.

Për planin e atentatit ndaj kryeministrit Kurti ka raportuar Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Kuri këto deklarata, Kurti i bëri gjatë homazheve në sheshin e Prishtinës, ku bashkë me anëtarët e tjerë të VV-së, kujtuan dy ish-aktivistët e vrarë 17-vite më parë nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut.

“Ne sot më 10 shkurt i përkujtojmë me mall e dhimbje, por edhe me krenari dy ish-aktivistët e VV-së, të cilët u vranë nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut… Ato forca policore e ushtarake e ndërkombëtare e keqpërdorën unitetin diplomatik, mirëpo për krimet që kanë bërë as sot, as nesër, askush , askund nuk duhet të ketë imunitet nga drejtësia”.