Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se është një ironi e thellë pretendimet e Vuçiqit për persekutim të serbëve në Kosovë, nga një vend që ka kryer persekutime në fund të shekullit 20-të, raporton GazetaBlic.
“Është një ironi shumë e thellë dhe një ndjenjë distopiane për pretendime të rrjeshme për persekutime nga një vend që është njohur që ka kryer gjenoicidin e fundit të shek 20 dhe kërcëenimet ndaj paqes dhe sigurisë”, tha ai.
Vuçiqi fillon viktimizimin në OKB: Kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët në veri
Me vendimin për ndalimin e dinarit, Kosova po krijon “kushte të padurueshme të jetës për serbët në Kosovë”, tha Vuçiq, duke akuzuar Prishtinën se po kryen “sulme të përhapura sistematike” ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.
“Në një situatë të tillë, pa një reagim të duhur, mund të shkaktohet një dëm i pariparueshëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, tha ai.
Vuçiq: Vendimi për dinarin, sulm ndaj popullatës serbe në Kosovë
Ndërsa, kryeministri Kurti, tha se rregullorja e BQK-së nuk ia ndalon Qeverisë serbe që të ofrojë mbështetje financiare për serbët në Kosovë.“Çdo sugjerim tjetër, nuk është asgjë tjetër pos propagandë e rreme që ka për synim të nxisë tensione etnike”, tha Kurti.
Sipas Kurtit, rregullorja synon që të ofrojë transparencë dhe ligjshmëri sa i përket importit të parave në Kosovë, sipas Kushtetutës së Kosovës dhe politikës monetare të Bashkimit Evropian.
Kurti: BQK-ja nuk ia ndalon Serbisë të ndihmojë serbët në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dinari serb nuk është ndaluar, poqë valuta e Kosovës është euro.Ai në Këshillin e Sigurimit ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dhënë shumë subvencione për serbët lokalë të Kosovës.
Kurti ka thënë se askush kurrë nuk i ka refuzuar eurot.
Kurti në OKB: E ftoj këtu sot Serbinë ta nënshkruaj marrëveshjen
Kurti në OKB: Serbia ka shlyer mbi 6 mijë shqiptarë nga regjistri civil në Luginë
Kurti në OKB: 10 ulëse janë për serbët në Kuvendin e Kosovës, kanë 10 komuna!


