Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni vazhdon ta quaj opozitën inekzistente.
Hyseni për GazetaBlic thekson se nuk përjashtohet mundësia që Qeveria Kurti ta vazhdojë mandatin edhe për katër vite.
“Unë nuk mund të jap parashikime të sakta se kush do ta fitojë pushtetin. Nuk e përjashtojë asnjë mundësi, ndodhë që kjo Qeveri të vazhdojë edhe katër vjet tjera, por edhe që të bie e të këndellet kjo opozitë që është gati inekzistente”, tha Hyseni.
Krahas kësaj, Hyseni thekson se kushdo që vjen në pushtet është i obliguar për marrëveshjet e dakorduara.
“Pak ka rëndësi se cila Qeveri do të jetë në krye të Kosovës nesër, obligimet do të mbeten aty, përfshirë këtu edhe Asociacionin. Asnjë Qeveri nuk do të ketë qare pa i zbatu obligimet ndërkombëtare, rrugë të tretë nuk ka”, tha Hyseni.
Serwer për dinarin: Çka do që Kosova vendos, SHBA-ja dhe BE-ja e kundërshtojnë


