Lajme

Një grua në Mitrovicë raporton në polici se persona të panjohur i kanë vjedhur para, stoli ari dhe katër armë zjarri

01/28/2024 08:54
nga:Genita C

Një grua në Mitrovicë ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kanë hyrë në shtpinë e saj.

Ajo ka bërë të ditur se ata kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe katër armë zjarri.

Njoftimi:

Mitrovicë 26-27.01.2024 / 19:00 – 10:00. Ankuesja kosovare ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur; para të gatshme, stoli ari, katër (4) armë zjarri dhe një DVR të kamerave të sigurisë. Rasti është duke u hetuar.