Lajme

“Mentalitet primitiv”- Reagon avokati Koci pasi familja e 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë i dha 1 muaj besë familjes së dorasit

01/27/2024 17:12
nga:Y I

Avokati Arianit Koci ka reaguar pasi familja e 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë i dha një muaj ditë besë familjes së dorasit.

Koci e cilësoi këtë mentalitet primitiv, i cili sipas tij, reflekton në të gjitha poret e jetës dhe se është arsyeja kryesore pse njerëzit po ikin nga Kosova.

“A jemi në mesjetë? Ku po jetojmë?Ky mentalitet primitiv, i cili reflekton në të gjitha poret e jetës, është arsyeja kryesore pse po ikin prej Kosovës.Nuk mundet një njeri me mendësi të shekullit 21, me jetu në këtë ambient” shkuran Koci.

Reagimi i plotë: