Lajme

Mushkolaj: Reagimi i Hotit, demagogji, njësoj si VV-ja kanë vepruar dikur me emërimin e Sokol Havollit në BQK!

01/25/2024 19:51
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj, ka komentuar emërimin e Milot Cakajt si zv/guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Mushkolaj thotë se ‘kapja e shtetit’ nuk është ndryshe.

I njëjti komentoi edhe reagimin e deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, në lidhje me këtë emërim.

Mushkolaj tha se nuk e merr seriozisht për faktin se në po të njëjtën pozitë dikur caktohej Sokol Havolli, asambleist i LDK-së në Prishtinë dhe shef kabineti i ish-kryeministrit Isa Mustafa.

“Nëse tash VV e ka kapur BQK’në me Cakajn, njësoj ka vepruar dikur LDK me Havollin” shkruan Mushkolaj raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: