Lajme

Krstic: Lista Serbe po manipulon me serbët në Kosovë, iu bën presion për nënshkrim të peticionit

01/17/2024 12:50
nga:G C

Analisti serb, Branislav Krstic thotë se serbët në Kosovë po nënshkruajnë peticion për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore, edhe pse nuk iu është plotësuar asnjë kusht i Listës Serbi.

Krstic në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Lista Serbe iu ka bërë presion serbëve që të dalin të nënshkruajnë këtë peticion.

“Serbët kanë organizuar dhe nënshkruar masivisht një peticion për shkarkimin e kryetarit të komunës në veri të vendit, edhe pse nuk është plotësuar asnjë kusht i Listës serbe, prandaj edhe kanë hyrë në projektin e largimit nga institucionet e Kosovës”, tha Krstic.

“As njësitet speciale të Policisë së Kosovës nuk u tërhoqën dhe as nuk u formua Asociacioni as toka e uzurpuar nuk iu kthye serbëve”, shtoi ai.

Tutje, Krstic thotë se Presidenti serb e ka në dorë këtë mekanizëm dhe sipas tij po manipulon serbët në Kosovë.

“Është e qartë se pas tragjedisë në Banjska, Beogradi zyrtar mori një rol konstruktiv dhe servil, për të shtyrë përgjegjësinë dhe sanksionet e mundshme për sulmin në Banjskë. Lista serbe ditëve të kaluara kushtëzoi dhe u bëri presion serbëve të veriut, të cilët janë në buxhetin e shtetit të Serbisë, që të nënshkruajnë një peticion për shkarkimin e kryetarit”, tha Krstic.

“Është një mekanizëm që ka në dispozicion Kabineti i Presidentit të Serbisë dhe që ka vite që manipulon serbët në Kosovë”, shtoi ai për GazetaBlic.

Jabllanoviq: Peticioni është lojë e Albin Kurtit, kriza në veri do të thellohet edhe më shumë