Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci thotë se pesë shtetet mosnjohëse e kanë lidhur njohjen e Kosovës me dialogun e Brukselit.
Raci në një prononcim për GazetaBlic thotë se, njohja e pasaportës së Kosovës nga Spanja ishte hapa i parë i këtyre të fundit, për zbutje të raporteve.
Në këtë, ai thekson se ka mundur të ndikojë edhe qeveria e re atje.
“5 njohjet nga këto 5 shtete mosnjohëse në BE, tash njohjen e Kosovës e kanë lidhur me dialogun e Brukselit. Njohja e pasaportës ishte hapi i i parë i Spanjës në zbutjen e raporteve që kishte me Kosovën, raporte që ishin shumë të pandryshueshme deri tani. Ndoshta edhe qeveria e re atje e ka bërë të reflektojë karshi Kosovës”, tha Raci.
Tutje, Raci shton se Bashkimi Evropian duhet të jetë i hapur për anëtarësimin e 6 shteteve të ballkanit si bllok në BE.
“Mirë do të ishte të njihet Kosova për shkak të gjeopolitikës dhe ndaljes së destablizimit të Ballkanit nga ana e Rusisë, përmes Serbisë. BE duhet të jetë e hapur për anëtarësimin e 6 shteteve të ballkanit si bllok në BE”, tha Raci për GazetaBlic.
Deputeti i VV’së: Spanja afër ta njohë Kosovën, por jo aq afër sa do të dëshironim
Paralajmëron Haziri: Jemi afër pakos së dytë të masave ndëshkuese nga BE-ja
PSD’ja- Kurtit: Kosova është e humbur për shkak të çasjes tënde


