Lajme

PSD’ja- Kurtit: Kosova është e humbur për shkak të çasjes tënde

01/08/2024 20:04
nga:Genita C

Bardh Ahmeti nga PSD-ja thotë se veprimet e kryeministrit Kurti na kanë bërë që të jemi ende nën sanksione.

Ahmeti në një prononcim për GazetaBlic thekson se, përderisa gjendja në terren mbetet e njëjtë sigurisht dhe sanksionet do të mbesin të tilla.

“Kemi disa muaj që jemi në sanksione shkaku i veprimeve të Kurtit. Në fakt, për shkak të atyre veprimeve, e vetmja gjë që Kosova pa përfituar është sanksionimi mbi tensionet e konfliktet që rrodhën në veri”, tha Ahmeti.

“BE e ka bërë të qartë: forcat policore duhet të hiqen nga atje dhe të shpallen zgjedhjet lokale menjëherë. Përderisa gjendja në terren mbetet e njëjtë sigurisht dhe sanksionet do të mbesin të tilla, shtoi ai.

Ahmeti thotë se nga çasja e Kurtit në dialog, Kosova veç ka humb.

“Për neve pyetja duhet të jetë se çka përfiton Kosova nga ky pushtet që sjell tensione e nxit konflikte? Që e trajton veriun si çështje sigurie e nuk e trajton politikisht si duhet? Deri më tash, Kurti ka pranuar marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme e të rrezikshme. Ka ofruar autonomi të mbikqyrur ndërkombëtarisht pa përfituar asgjë pos mbylljes si në burg të kryetarit të Leposaviçit. Nga çasja e këtillë në dialog e në veri, Kosova veç ka humbur. E për këtë përgjegjës duhet ta mbajmë Kurtin”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

Paralajmëron Haziri: Jemi afër pakos së dytë të masave ndëshkuese nga BE-ja

Ahmetaj: Lëvizja me pasaportë të Kosovës në Spanjë dhe njohja nga Spanja kanë aq lidhje, sa ka edhe liberalizimi i vizave me anëtarësim në BE

Deputeti i VV’së: Spanja afër ta njohë Kosovën, por jo aq afër sa do të dëshironim