Deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka ironizuar lidhur me liberalizimin e vizave dhe deklaratën që e kishte dhënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj vite më parë, se liberalizimi ka ndodhur pardje, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo fjalë e famshme po merr kuptim tani, katër vite më pas.
Postimi i tij i plotë:
Liberalizimi i vizave ka ndodh pardje. Urime!
Po po ka ndodh.
Tek pas katër viteve po merr kuptim kjo fjalë e famshme.