Lajme

Iu gjet dhe sekuestrua pistoleta me tetë fishekë, arrestohet një person në Prishtinë

12/29/2023 09:19
nga:Sh R

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.