Lajme

Lekaj për VV’në: Po tentojnë t’ju hedhin pluhur syve të qytetarëve, se do t’i fitojnë 50% janë ëndrra për vetëknaqësi

12/27/2023 21:19
nga:G C

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se partia në pushtet po tenton t’i hedhë pluhur syve qytetarëve përmes sondazheve.

Lekaj në një prononcim për GazetaBlic thotë se deri më tani Qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë punë.

“VV dhe Pushteti i Tanishëm meqë për 4 vite qeverisje nuk kanë bërë asnjë punë, asnjē projekt dhe asnjë ndryshim në nivel lokal e qendror, tani po tentojnë të merren me sondazhe për ti qitur pluhur syve qytetarëve”, tha Lekaj.

“Madje unë mendojë që e gjithë Qeveria tani e sa kohë giithë Energjinë dhe punën e saj e ka që tē mbajë frymën dhe idenë se janë 50% në vota, e për fat të keq kanë lënë anash punën dhe detyrat e tyre për të qeverisur mirë e drejtë”, shton ai.

Duke iu referuar deklaratës së fundit të partisë në pushtet se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë më shumë se herën e kaluar, Lekaj thotë se këto janë ëndrra të tyre për pushtet.

Ai shton se qytetarët s’kanë arsye të votojnë këtë Qeveri.

“Se VV do të fitojë 50% e do të kalojë shkurtin e para 3 viteve ato janë ëndrra të pushtetit, për vetëknaqësi.Qytetarët nuk e kanë asnjë arsye për të votuar edhe njëherë këtë pushtet”, thotë Lekaj.

Tutje, Lekaj shton se qytetarët e kanë humbur besimin e qytetarëve.

“Vetëvendosja e ka thyer besimin e moralin e qytetarëve të cilët pa kushte i votuan dhe i përkrahën në zgjedhje. Madje edhe diaspora i ka përkrahur pa rezerva. Dhe tani jemi në një situatë ku rezultati është zero dhe më keqë se qka qenë”, shtoi ai.

“Qytetarët e vendit si dhe mërgata jonë do të ja tregojnë vendit secilit, e veçanërisht kësaj Qeverie e cila nga pritja për ndryshim të mirë kaluan në ndryshim të keqë”, tha Lekaj për GazetaBlic.

Abazi: Qeveria e Albin Kurtit s’ka dallim nga ish-qeveritë tjera, kanë dështuar!

Pantina: S’ka aryse që të rritet mbështetja për VV’në, Qeverisja e Kurtit është më e dobëta që nga pas lufta

“Do të tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit”/ Beqa – VV’së: Deklaratë e fundvitit