Lajme

Gjetjet e ADN-së: 45% të serbëve të Kosovës, janë shqiptarë të sllavizuar

12/26/2023 21:39
nga:G C

Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjët” që lidhet me ADN-në e shqiptarëve, ka folur për të gjeturat e një studimi.

Ndër të tjerash Bojaxhi ka folur në T7 edhe për serbët e Kosovës që janë minoritet në vend.

Gjetjet e ADN-së ka avancuar shumë kohëve të fundit, ka thënë Bojaxhi, dhe pos shqiptarët po i bëjnë edhe kombet e tjera. Në mesin e tyre edhe serbët.

AI ka befasuar duke treguar se 45 për qind e serbëve të Kosovës kanë dalur me origjinë shqiptare të sllavizuar.

“Atyre ju ka dalë që gjysma e popullatës që janë sot minoritet serb në Kosovë janë me origjinë shqiptare të sllavizuar. Le themi 45% e serbëve në Kosovë janë shqiptarë të sllavizuar. Gjysma janë sllavë dhe 10% janë gop apo linja të mbetura nga periudha romake, nga pushtimet”, ka thënë ai.