Deputeti nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në një prononcim për Gazeta Blic, ka reaguar pas akuzave të Lëvizjes Vetvendosje ndaj opozitës, se kjo e fundit po i dërgon ligjet në Gjykatën Kushtetuese.
Lekaj tha se VV-ja po e vazhdon avazin e vjetër të akuzave, ku thotë se a e dijnë që janë qe 4 vite në qeverisje apo mendojnë që janë në opozitë.
“Lëvizja Vetëvendosje vazhdon avazin e vjetër të akuzave, ku këto këto të fundit, të bëjnë të mendosh se a e dijnë që janë që 4 vite në Qeverisje apo mendojnë që ende janë ne Opozitë”, tha Lekaj për Gazeta Blic.
Tutje, ai pozitës ju thotë që të zgjohen nga gjumi, sepse qe 4 vite qeverisje janë duke u marrë me opozitën dhe shpifjet.
“Replika ime për deklaratë të tyre është që të ju them zgjohuni nga gjumi, dhe kuptojeni që jeni duke udhëhequr Kosovën që 4 vite, dhe i vetmi rezultat është marrja me opozitën, shpifjen dhe asgjë tjetër”, shtoi ai.
Lekaj thotë se tani Kurti ka herë në vitin e fundit të qeverisjes dhe ende nuk dihet një punë ose projekt që ka pasur sukses dhe ndryshim, tutje ai thotë se rezultati është zero, dhe shpreson që qytetarët po e shohin këtë mënyrë të qeverisjes.
“Qeveria Kurti ka hyrë në vitin e fundit të Qeverisjes dhe ende nuk dihet një punë, iniciativë apo projekt që ka pasur sukses e ndryshim qoftë në sektorin e shëndetësisë, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, zhvillimin e rritjen ekonomike, ndaljen e korrupsionit dhe nepotizmit, ndaljen e ikjes së të rinjëve, rregullimin e gjendjes në sektorin privat, etj. Rezultati është zero, apo edhe shumë më keqë se që ka qenë. Po shpresojmë që qytetarët janë duke parë këtë mënyrë të qeverisjes”, u shpreh ai.
Deputeti potencoi se kjo qeveri erdhi dhe do largohen si praktikanta, prandaj kanë kohë që të merren me gjëra që nuk ju takojnë, ku thotë që Vetëvendosje ka dëshirë që të merr diktaturën e vendit, ku thotë se fati i mirë që Gjykatën Kushtetuese dhe disa institucione tjera ende nuk kanë arritur që t’i kapin.
“Praktikanta erdhën e praktikanta do të shkojnë. Prandaj edhe kan kohë të merren me gjëra që nuk ju takojnë. Vetëvendosje kanë dëshirë që të marrin diktaturën e vendit, por fat i mirë që Gjykatën Kushtetuese dhe disa institucione të tjera ende skanë arritur t’i kapin. Dhe rrjedhimisht adresa e vetme e jona si opozitë për të ruajtur rendin, ligjin dhe shtetin ka qenë Gjykata Kushtetuese për të ju drejtuar me dërgimin e lëndëve të caktuara”, përfundoi Lekaj për Gazeta Blic.


