Lajme

Haliti për fjalimin e presidentes Osmani: Nuk pajtohem me fjalimet e kopjuara nga praktikat e presidentëve të SHBA-së

12/15/2023 19:45
nga:N K

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, komentoi fjalimin e presidentes Vjosa Osmani, para deputetëve. Ai ka thënë se nuk pajtohet siç u shpreh me fjalimet e kopijuara nga praktikat e Presidentëve të SHBA-së, raporton Gazeta Blic.

Haliti në një prononcim për Gazeta Blic, tha se presidenti është zgjedhur nga Parlamenti dhe do duhej të raportonte në Kuvend për gjithë aktivitetin dhe shpenzimet, si dhe t’u përgjigje deputetëve në pyetje.

“Meqë s’jam në Kosovë, fjalimin nuk e kam dëgjuar dhe s’mund t’a komentoj. Ajo që unë nuk pajtohem me fjalimet që janë kopjuar nga praktika e Presidentëve të SHBA. Mendoj që Kosovës nuk i përshtatet ky lloj adresimi i Presidentëve. Kosova është Republikë Parlamentare e jo Presidenciale. Presidenti zgjidhet nga Parlamenti e jo nga populli, prandaj presidentja ose presidenti do të duhej të raportonte në Kuvend për gjithë aktivitetin dhe shpenzimet, si dhe do të duhej t’iu përgjigjej pytjeve të deputetëve”, deklaroi Haliti.

Haliti ka folur edhe për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Sa i përket dërgimit të draft-statutit në Gjykatek Kushtetuese të Kosovës, mendoj se është një veprim i vonuar por i domosdoshëm që ka të bëjë me përmbushjen e obligimeve që ka Kosova në pajtueshmëri me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Jemi vonuar tetë vjet dhe s kemi qenë në gjendje me propozu një draft, tani ky draft që e ka propozuar BE, uroj që të jetë në terësi i harmonizuar me Kushtetutën e Kosovës, me qëllim që Kosovës t’i hapet perspektiva evroatlantike. Besoj që Gjykata Kushtetuese do vlerësoj konform kopetencave të veta me përgjegjësi e profesionalizëm”, përfundoi ai për Gazeta Blic.

Kurti: Kosovës duhet t`i jepet statusi i kandidatit të BE-së pa vonesë