Lajme

Analisti politik: Kurti dëshiron t’i ik përgjegjësisë për krijimin e Zajednicës gjatë qeverisë së tij

11/24/2023 19:45
nga:Sh R

Analisti politik Arbnor Sadiku, në një prononcim për Gazeta Blic, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti, ku tha se draftin e Asociacionit mund ta bëjnë publik ndërkombëtarët, ngase me ta është dakorduar që mos të jetë i qasshëm për publikun.

Sipas Sadikut ky është një justifikim i pavend dhe i pavërtetë pasi që tashmë draft statuti është bërë publik. Ai thotë se Kurti dëshiron t’i ik përgjegjësisë për krijimin e zajednicës nën Qeverinë e tij.

“Ky është justifikim i pavend dhe tërsisht i pavërtetë, sepse tashmë draft statuti ka dal në publik. Por, si duket z. Kurti dëshiron t’i ik përgjegjësisë për krijimin zajednicës nën Qeverinë e tij”, tha Sadiku.

Tutje ai thotë se transparenca dhe llogaridhënia në Qeverinë e Kurtit, do duhej të ishin alfa dhe omega dhe jo e kundërta e saj.

“Transaparenca dhe llogaridhënia do duhej të ishin alfa dhe omega e Qeverisë Kurti, e jo e kundërta”, tha Sadiku për Gazeta Blic.

Kurti: Draft-statuti i Asociacionit mund të publikohet nga ndërkombëtarët