Ishte 5 janari 2023, kur Sylvinho do të firmoste me “Federatën Shqiptare të Furbollit” një kontratë deri në qershor 2024.
Gjithçka do të varej nga rezultatet e tij, që në fund i kanë dhënë të drejtë, pasi ka udhëhequr ekipin tonë përfaqësues drejt “Gjermani 2024”.
Braziliani do ta përmbushë kontratën e tij me kuqezinjtë në mes të Europianit.
Natyrisht pritet që kontrata e tij me FSHF të vazhdohet, pasi besimi në të nuk mungon dhe se trajneri ka bërë punë të mrekullueshme.
Sonte, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe nga ora 20:45 në ‘Air Albania’ në ndeshjen e fundit kualifikuese të Europianit.


