Sporti

Liverpool me paraqitje fantastike, fiton ndaj Brentford dhe nuk i ndahet Cityt

11/12/2023 16:59
nga:L J

Skuadra e Liverpoolit ka fituar ndaj Brentfordit me rezultatin e pastër 3-0.

‘Reds’ kanë triumfuar ndaj Brentford me rezultatin 3-0, duke marrë kështu tre pikë të rëndësishme në Premierligë, shkruan GazetaBlic Sport.

Mo Salah ishte ylli i ndeshjes, me dy gola të shënuar. Sulmuesi fillimisht realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 38’të – teksa golin e dytë e gjeti në pjesën e dytë – pas 62 minutave lojë.

Diogo Jota e realizoi golin e tretë të ndeshjes pas 74 minutave lojë.

Liverpool me këtë fitore shkon në kuotën e 27 pikëve, po aq sa Man City në vendin e parë – por që ekipi i Guardiolas ka një ndeshje më pak, atë ndaj Chelseat sonte nga ora 17:30.

/GazetaBlic Sport