Sporti

Moment interesant | Kapiteni i Young Boys ia kërkoi fanellën Haalandit pas pjesës së parë

11/08/2023 09:11
nga:Lorik J

Një skenë interesante është parë në fund të pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së katërt të Champions League mes Manchester City dhe Young Boys (3:0).

Kapiteni i skuadrës zvicerane, Mohamed Ali Camara, ka kërkuar fanellën e sulmuesit të Cityt, Erling Haaland, përcjell GazetaBlic Sport.

Norvegjezi i dha fanellën Camaras pa përfunduar loja, gjë që nuk shihet shpesh.

Më poshtë keni gjestin e norvegjezit: