Lajme

Takimi me Lajçak: “Opozita me deklarata të ndryshme për t’ia lënë fajin Qeverisë Kurti, kanë frikë nga përgjegjësia e Asociacionit”

11/07/2023 15:35
nga:Genita C

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë se Asociacioni ka kompetenca ekzekutive në disa fusha.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se ky është edhe fakti që opozita pas takimit me Lajçakun kanë dalë me deklarata të ndryshme.

Kjo sipas tij, ata duke e ditur këtë po dëshirojnë ikjen e përgjegjësive.

“Nuk e di a e kanë parë apo jo, por pse ka diskrepancë në atë se çfarë thojnë partitë opozitare ka të bëjë me faktin se Asociacioni ka kompetenca ekzekutive në disa fusha dhe për t’i ikur përgjegjësisë po deklarohen në forma të ndryshme, në mënyrë që të ia lëjnë fajin më shumë Qeverisë”, tha Arifi për GazetaBlic.

“E kemi parë, s’e kemi parë”, Ukaj: Ja ‘loja’ që po bëjnë PDK-ja dhe LDK-ja për draft statutin e Asociacionit

Haradinaj: Në takim me Lajçak e kemi lexu draftin në tërësi

Haziri: Nuk kemi folë specifikisht për Asociacionin, ëshë detyrë e Kurtit të japë spjegime

Krasniqi pas takimit me Lajçak: S’e kemi parë tekstin na u tha që Drafti është në përputhje me Kushtetutën