Analisti politik, Fidan Ukaj thotë se të gjithë liderët opozitar që patën sot takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e kanë parë draftin e statutit të Asociacionit.
Ukaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se, LDK-ja dhe PDK-ja duke deklaruar të kundërtën po dëshirojnë të bëjnë përfitime politike me mos-transparencen e Qeverisë.
“Besojë se edhe dy liderët tjerë opozitar e kanë parë draftin, nuk besojë se Lajçak e ka prezantuar në formë selektive. Por, mendoj se LDK-ja dhe PDK-ja po dëshirojnë të bëjnë politikë apo me përdor për përfitim politik mos-transparencën e Qeverisë, kështu duke aluduar se as ndërmjetësi nuk i ka informuar rreth draftit. Më pas ta akuzojnë Qeverinë për mos-transparencë”, tha Ukaj.
Sipas Ukajt, kjo nuk temë nuk duhet të përdoret për përfitime politike.
“Kjo temë nuk duhet të përdoret për përfitime politike sepse është temë nacionale dhe e determinon të ardhmen e Kosovës”, tha Ukaj për GazetaBlic.
Kujtojmë se, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar për media pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Patëm një takim me emisarin Lajçak, ishte takim informues lidhur me rrjedhën e procesit të dialogut. Emisari shprehu qëndrimin e shteteve të BE-së, që drafti i Asociacionit që i është propozuar Qeverisë është draft që është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk shkon përtej vijave të kuqe”, tha Krasniqi.
“Ne jemi palë konstruktive në këtë proces, çdo takim e ka rendësinë e vet. Eshtë e rendësishme që të gjithë perfaqësuesit e partive politike në Kosovë të jenë të perfshirë’
“Kjo nuk është marrëveshje e individëve apo personave të caktuar, kjo është marrëveshje për Republikën e Kosovës. Nuk e kam pa tekstin, nuk mund të flas”.
Ndërsa, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri bëri të ditur se nuk kanë folur për këtë temë në veçanti.
“Nuk kemi folë specifikisht për atë (Asociacionin), sepse është detyrë e kryeministrit të Kosovës me dhënë spjegime si kryenegociator i Republikës tone… një po e konfirmume nga Kosova, u tha edhe nga Lajçak që Kosova e ka pranu edhe planin e sekuencimit edhe zbatimin e marrëveshjes, edhe të gjithë atë modelin evropian”, deklaroi ai pas takimit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se gjatë takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak e kanë lexuar në tërësi draftin.
Haradinaj tha se në këtë draft nuk ndryshojnë përgjegjësitë e komunave dhe Asociacioni, por poashtu sipas tij, janë plot lehtësira që krijohën si në arsim, në shëndetësi funksonimit dhe mundësive që jep Asociacioni.
“E kam parë në tërësi dokumentin… kemi lexu draftin në tërësi pra drafti e spjegon të gjitha po quaj ashtu mundësitë që Asociacioni ju jep komunave me hsumicë serbe pra qytetarëve që jetojën në këto komuna kuptohet çdo here i referohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës . Në këtë draft nuk ndryshojnë përgjegjësitë e komunave dhe Asociacioni nuk merr nga këto përgjegjësi por poashtu janë plot lehtësira që i krijohen në arsim në shëndetësi funksionimit dhe mundësive që jep Asociacioni”, tha ai.
/GazetaBlic/
Lajçak pas takimeve me krerët opozitarë: Ditë produktive sot në Kosovë


